Qytetarët e RMV nuk kanë besim në sundimin e së drejtës

    Sondazhi i ri i zhvilluar nga Qendra për Hulumtime Anketuese të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) në Maqedoninë e Veriut tregon mbështetje në rritje për anëtarësim në BE, nivel të ulët të besimit në sundimin e së drejtës dhe dallim në drejtimin e lëvizjes në nivel lokal dhe kombëtar.

    Të pyetur nëse e mbështesin integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, 79% e të anketuarve të rritur janë përgjigjur me “po”. Kjo paraqet rritje prej gjashtë pikë përqindjeje krahasuar me sondazhin e kryer tetorin e kaluar.

    “Rritja e mbështetjes për integrimin në BE është shenjë se institucionet perëndimore ofrojnë shpresë për një të ardhme të suksesshme,” tha Pol Mekarti, drejtori i IRI-it për Evropën. “Qytetarët e Maqedonisë së Veriut e konsiderojnë integrimin me një bllok demokratik siç është BE-ja si çelës për paqen dhe përparimin”.

    Sondazhi gjithashtu tregoi se shumica e qytetarëve nuk i besojnë sundimit të ligjit. Vetëm 31% e të anketuarve janë pajtuar se ligji zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, niveli më i ulët deri më tani. Gjashtëdhjetë e pesë për qind nuk u pajtuan me këtë deklaratë.

    “Sondazhi ynë tregon se më pak qytetarë besojnë në zbatimin e barabartë të ligjit,” tha Mekarti. “Udhëheqësit në Shkup duhet ta trajtojnë këtë çështje nëse duan të rrënjosin besimin në qeveri dhe në institucionet politike të vendit.”

    Përveç kësaj, qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë të ndarë sa i përket drejtimit në të cilin lëviz vetëqeverisja e tyre lokale në krahasim me drejtimin në të cilin lëviz shteti. Njëzet e tetë për qind e të anketuarve besojnë se komuna e tyre lëviz në drejtimin e duhur, ndërsa vetëm 14% mendojnë të njëjtën gjë për vendin në tërësi.

    Lajmi Paraprak

    Arrihet marrëveshja, nga shtatori pagat në sektorin publik do të rriten për 10%

    Lajmi i rradhës

    Bislimi dhe Lajçak thonë se ka pajtim për hapat drejt shtensionimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë