Rama-Bashës: Nuk të besojnë as ata që ke rreth e rrotull, jo më shqiptarët

    Kryeministri Edi Rama, e ka prekur në pikë të dobët ish-ministrin e tij Gazment Bardhi.

    Ndërsa Rama po fliste, Bardhi ka ndërhyrë pa mikrofon nga vendi ku qëndronte.

    Rama i është kundërpërgjigjur, duke i kujtuar firmat e demokratëve, për mbledhjen e Kuvendit të PD.

    ‘Nuk jam Edi Paloka, mos më ndërprit”, i është drejtuar Rama-Bardhit, duke risjellë kështu në vëmendje, reagimet e tij të ditëve të fundit përballë Palokës dhe jo vetëm në lidhje me firmat për Kuvendin Kombëtar të PD-së.

    Kryeministri Edi Rama i tha kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, se atë nuk e besojnë as kolegët deputetë të PD, e jo më shqiptarët.

    “Mirë, dakord. The se ne nuk na beson më njeri. Po kë besojnë shqiptarët? Ty? Sa nga këta rreth e rrotull të besojnë ty? Sa? Sipas teje? Bëj një reflektim, shikoji mirë… Dhe ty more zotëri nuk të besojnë gjysma e këtyre që ke këtu në sallë, e pretendon të të besojnë shqiptarët. Mbahu mër burrë, mos e lësho veten fare se u bërë komplet…”, tha Rama.

    Lajmi Paraprak

    Pse duhanpirja dëmton pjellorinë, sidomos te meshkujt

    Lajmi i rradhës

    Tajlanda vendos rekord, ndërton hapësirën me panele solare më të madhe në botë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë