Rama me premtim të fortë: na jepni mandatin e katërt, t’ju japim pasaportën e BE

    Për t’i dhënë shqiptarëve pasaportën e Bashkimit Europian, Edi Rama thotë se në 11 Maj i duhet një votë edhe më e fortë se ajo e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021. Këtë mesazh zgjodhi ta japë teksa prezantoi njëri pas tjetrit në podkastin e tij kandidatët e Partisë Socialiste që garojnë në listën e sigurtë.

    “Për t’ju dhënë pasaportën e BE, na duhet një mandat më i fortë se tre mandatet e mëparshme. Kush e do pasaportën e BE, ka vetëm një mundësi, të bashkohet me votën e bashkuar të na japë këtë mundësi që të pajisim çdo shqiptar dhe shqiptare me pasaportën e BE brenda kësaj dekade”, tha Rama.

    Integrimi dhe ironia me ekipin kundërshtar janë edhe dy kartat e fushatës së tij elektorale, ndaj edhe në këtë dalje nuk harroi zakonin e vjetër.

    “Gjithë ky qark që mbart vlera të shtrydhet dhe në fund të nxjerri Gjin Gjonin. Këtë dhuratë Lezhës mund t’ja bëj vetëm këneta dhe askush tjetër. Një personazh i nxjerrë, një jashtënxjerrje e Reformës në Drejtësi. Një simbol i korrupsionit në drejtësi i njohur botërisht”, shprehet Rama.

    7 prej kandidatëve të Partisë Socialiste në listën e sigurtë dolën nga 35 emrat e përzgjedhur në platformën “Deputeti që duam” dhe “Akademia Politike”, praktikë që Edi Rama tha se do implementohet edhe në zgjedhjet për pushtetin vendor.

    “Mendoj se duhet ta përdorim edhe në nivel vendor, kryetarët e bashkive, këshilltarët. Është prurje e demokracisë direkt, në formë të moderuar që na jep mundësinë të identifikojmë njerëz, që përndryshe mbeten në hije në shoqëri, por edhe për një arsye të thjeshtë që partia në territor më shumë se instinktin e hapjes ka instinktin e mbylljes. Me gjithë luftërat e bëra si duket ky është një problem organik i çdo partie politike”, thekson Rama.

    Lajmi Paraprak

    KQZ shpalli rezultatet përfundimtare, LVV e para me 42.30%, PDK 20.95%, LDK 18.27%

    Lajmi i rradhës

    Dy persona paditen për dëmtimin e buxhetit të pyjeve kombëtare me 1.1 milion denarë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë