Rama: Si i shërben Rusisë presioni i popujve ndaj qeverive që kanë vendosur sanksione

    Kryeministri Edi Rama foli për qëndrimin e Shqipërisë ndaj Bashkimit Europia. Rama u shpreh se forca e dashurisë bën që Shqipëria të jetë gati për t’u martuar me Europën kurdo që ajo të jetë gati.

    Ai u ndal edhe te rritja e çmimeve duke theksuar se kjo është një armë që Rusia po e përdor për të kundërvendosur opinionet publike ndaj qeverivë që ato të cedojnë në presionin ndaj Moskës.

    “Nuk e di këtë traditën shqiptare që anulon dasmën se krushqit nuk lënë nusen të vijë sepse zakonisht dasma bëhet me dakordësi mes krushqve. Por këtu nuk ka krushq që anulon dasmën sepse ne jemi në dashni të madhe me Europën. Forca e dashurisë bën që ne të jemi gati për t’u martuar në momentin që Europa thotë se jam edhe unë gati. Flitet për bisedime për anëtaësim. Deklaratat e dashurisë i kemi marrë dhe vazhdojmë t’i marrim. Edhe i meritojmë sepse jemi për t’u dashur. Përgatitje për martesë si kemi bërë më parë nuk do bëjmë më. Këta nuk kanë kohë të martohen në këtë moment. Kur ta kenë kohën ne gati jemi por nuk do ketë muzikë e kështu gjërash. Do jetë një martesë e konsumuar akoma pa u martuar.

    Ka edhe vende të tjera që nuk e kanë marrë këtë pozicion dhe po paguajnë të njëjtën kosto. Ndërpreja e zinxhirëve të lidhjeve ekonomike sjell turbulencë që jam i bindur që BE mund ta përballojë. Ne duam të jemi pjesë e kësaj mundësie pasi ne e kemi atë mundësi në Ballkanin Perëndimor ndërsa BE e ka. Nrgitja e çmimeve është armë që Rusia përdor kundër nesh për të kundërvendosur opinionet publike ndaj qeverive që qeveritë të vazhdojnë të cedojnë për presionin që po i bëjnë Rusisë.

    Për të garantuar të ardhmen e vendeve që janë në radhë pas Ukrainës dhe për të shmangur një luftë të tretë botërore. Këtë armë që Kremlini po e përdor ne duhet ta neutralizojmë me durim. Kjo është një luftë që na përket tërësisht se është një luftë për të mbrojtur atë që ne e kemi fituar 32 vjet përpara.  Është edhe një luftë për të mos lejuar që forca e Rusisë të mos shtrihet përtej. Besoj shumë që BE i ka të gjitha fuqitë që këtë armë ta neutralizojë. Këtu është e rëndësishme që BE të jetë pjesë e kësaj.

    Pjesa e hapjes së bisedimeve është më pak domethënëse. Ne i përkasim këtij komuniteti dhe jemi këtu të vendosur deri në fund. Ne duhet të rezistojmë. Me forcën dhe pasionin tonë”, tha Rama. /Panorama/

    Lajmi Paraprak

    Sot në RMV përfundon detyrimi për pajisje dimërore të automjeteve

    Lajmi i rradhës

    Osmani: Nuk do të refuzojmë asnjë refugjat ukrainas, nuk përjashtohet mundësia e krijimit të objekteve të improvizuara

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë