Ramadani: është rrezik nëse Mickoski reshtohet krah Orbanit, Vuçiqit dhe Dodikut

    Rreziku për Maqedoninë e Veriut mund të lind vetëm nëse kryeministri Hristijan Mickoski renditet me partitë ekstreme të djathta, kështu vlerëson Ismet Ramadani në ClickPlus në TV21.

    Sipas tij, një bashkim i mundshëm i Mickoskit me kreun e Hugarisë, Viktor Orban, me atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe të Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik duhet të jetë alarm për partitë shqiptare në pushtet në Maqedoninë e Veriut.

    “Unë mendoj se pjesëmarrësi shqiptar në këtë drejtim, është të tregoj; qëndrueshmëri në kuptimin që në asnjë mënyrë mos të lejohet që ai të rrëshqasë te partitë e djathta ekstreme”, tha Ramadani.

    Partitë në pushtet duhet ta kenë të qartë se nuk janë më në botën virtuele

    Ramadani vlerëson se çështja e legjitimitetit nuk është aq me rëndësi, sepse sa do të jetë legjitime, këtë do ta vlerësojnë qytetarët në zgjedhje.

    Më tej tha se partitë duhet ta kenë të qartë se tashmë nuk janë një botë virtuele të kënaqësisë, por në botë të përgjegjësisë.

    “Të jenë në krye të detyrës. Të dihet se atje janë për interesa të qytetarëve, për interesa të popullit të vet, por edhe të shtetit, sepse megjithatë institucionet janë shtetërore. Nëse merret përgjegjësia, atëherë duhet t’i themi vetes paraprakisht se nuk kalojmë në një botë virtuele të kënaqësisë në pushtet, por kalojmë në një botë të përgjegjësisë”, tha Ramadani. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Qeveria e re thotë se e ka prioritet autostradën Kërçovë – Ohër

    Lajmi i rradhës

    Dimitrievski kërcënon: do të largohem nga Qeveria, nëse vendoset flamuri shqiptar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë