RAMADANI: PSE PENDAROVSKI?

    Ramadan Ramadani/Fotografia: Rromir Imami

    Sipas analistit Ramadan Ramadani, shqiptarët duhet të dalin në zgjedhje masovikisht dhe të tregojnë forcën e votës shqiptare, kështu duke e përmbysur rezultatin e rrethit të parë dhe me zgjedhjen e Pendarovskit të tregojnë se në Maqedoni ska pazar pa shqiptarë, përcjell Nistori.

    “Kështu si po zhvillohet fushata për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ashiqare po vërehet se dikush qëllimisht vepron që të zhvlerësojë votën shqiptare në Maqedoni duke e përqëndruar atë vetëm për zgjedhjet parlamentare. Për të mos thënë askush nesër se ka bë zgjedhje decisive për president pa shqiptarë, gjë që nuk ka ndohë asnjëherë më parë, duhet që shqiptarët masovikisht të dalin të votojnë edhe për president dhe me atë të tregojnë forcën e votës shqiptare duke e përmbysur rezultatin e rrethit të parë dhe me zgjedhjen e Pendarovskit të tregojnë se në Maqedoni ska pazar pa shqiptarë”, shprehet Ramadani.

    Ndryshe, kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova, ka fituar më shumë vota në zgjedhjet presidenciale të rrethit të parë, 362.682 (40,08%) para Stevo Pendarovskit nga LSDM me 180.306 (19,93%). Rrethi i dytë i presidencialeve do të mbahet më 8 maj dhe votuesit duhet të zgjedhin ndërmjet Pendarovskit dhe Siljanovskës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Intervistë me Halil Snopçen – cilët janë kushtet për qeverinë e re, dallimet me “Frontin Europian” dhe çfarë presin nga zgjedhjet e 8 majit

    Lajmi i rradhës

    Kompanitë e sigurimeve reagojnë për shtyrjen e rritjes së çmimit të polisave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë