Raportet e ftohta Kosovë – Shqipëri

    Raportet e ftohta të Kosovës e Shqipërisë janë bërë edhe një herë të qarta. Ballkani i Hapur u bë shkas që të këtë sërish thyerje mes dy kryeministrave Kurti e Rama. Janë njohësit e çështjeve politike të dy vendeve të cilët thonë se janë dy shtete më qëllime të ndara.

    Çështjet madhore po janë shkas që rrugët të iu ndahen. Liderët e dy shteteve më të mëdha shqiptare duket se nuk po gjejnë kompromis për tema ndërkombëtare.

    Iniciativa e Ballkanit të Hapur u bë pikë kyçe që përçarjet në mes të dy kryeministrave, Edi Rama nga Shqipëria e Albin Kurti nga Kosova, të vihen edhe një herë në pah.

    Rama nuk e la edhe një herë pa i çuar mesazh Kurtit për mospjesëmarrje në takimin e Ohrit.

    Një gjë të tillë po e mohon kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

    “ Raportet janë të mira. Ne parashihmi që as dy javë të mbajmë një mbledhje të qeverisë së përbashkët e cila është vazhdimësi e mbledhjes së Elbasanit”, ka deklaruar Albin Kurti.

    Por, ndryshe nga Kurti po mendojnë njohësit e çështjeve politike nga Kosova e Shqipëria.

    Ata vlerësojnë se raportet mes dy vendeve janë përkeqësuar dhe ka arsye për këtë.

    “ Ky është momenti kur marrëdhëniet e Kosovës e Shqipërisë po vështirësohen jashtëzakonisht shumë. Duket tani sikur jemi dy shtet më qëllime të ndara”, ka thënë analisti Ben Andoni.

    “Raportet e tyre janë që tri vite të tilla . Kurti ka kundërshtua këtë nismë që nga fillimi. Mendoj se e ka gabim”, ka thënë analisti Shkëlzen Maliqi.

    Një nga arsyet kryesore të ftohjes së marrëdhënieve ndërmjet liderëve shqiptar e kosovar ishte pikërisht nisma e Open Balkan, të cilën Rama e përkrahu e që idenë për të e dha presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

    Lajmi Paraprak

    Naftëtarët kërcënojnë me mbyllje nëse nuk u plotësohen kërkesat

    Lajmi i rradhës

    Kancelari gjerman Olaf Scholz udhëton për herë të parë në Ballkan

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë