Raporti i OBSh: Më shumë se gjysma e shpenzimeve për shëndetësinë dalin nga xhepi

    Shqiptarët paguajnë më shumë për shërbime shëndetësore se sa një shtetas maqedonas, malazes apo serb.

    Në një raport të Organizatës Botërore të Shëndetësisë përllogaritet se shërbimet shëndetësore kanë një kosto prej 465 dollarë në vit, nga të cilat 277 dollarë një shqiptarë i pakuan nga xhepi.

    Ky është një ndër grafiqet ku në ngjyrë blu ilustrohen ato që qeveria shpenzon për ofrimin e shërbimit shëndetësor për shtetasi e saj, ndërsa në ngjyrë të kuqe tregohet se shqiptarët paguajnë më shumë nga xhepi për të marrë shërbim shëndetësor.

    Duke bërë një krahasim ndër vite vihet rritje e shpenzimeve nga xhepi që bëjnë shqiptarët për kujdesin shëndetësor. Dhe nga viti 2005 deri në vitin 2021 shpenzimet nga i xhepi për kujdes shëndetësor duke bërë që në total  qe vetëm 39.7 % shërbimi shëndetësor të ofrohet nga shpenzimet e qeverisë dhe 59.7% del nga xhepi i qytetarëve.

    Dhe kjo është e dukshme për sa kohe një pjesë e mirë e shqiptarëve marrin shërbim shëndetësor në spitalet apo klinikat private. Po kështu një pjesë e mirë e qytetarëve janë skeptikë për cilësinë e ilaçeve që hyjnë në vendin tonë dhe nuk marrin ato medikamente që janë në listën e rimbursimit. Nga ana tjetër ryshfeti nën dorë, kur shkon tek mjeku, kanë bërë që shpenzimet e shqiptarëve për të marrë shërbim shëndetësor.

    Sipas OBSH, në raport edhe me vendete tjera Shqipëria mban vendin e parë përsa i përket blerjes së kujdesit shëndetësor nga xhepat e qytetarëve. Pas Shqipërisë vjen Maqedonia e Veriut, e ndjekur nga Mali i Zi, ndërsa për Kosovën nuk ka të dhëna. /TCH/

    Lajmi Paraprak

    Shuma mahnitëse që Mourinho ka fituar gjatë viteve, ai është trajneri më i pasur

    Lajmi i rradhës

    Shqiptarët vijojnë të kryesojnë në Ballkan për kërkesat për azil në BE

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë