Rashkov akuzon Turqinë për involvim në punët e Bullgarisë

    Ministri bullgar i Punëve të Brendshme, Bojko Rashkov në brifing me gazetarët e akuzoi Turqinë për involvim në punët e brendshme të Bullgarisë.

    Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Rashkov paralajmëroi se sjellja e tërësishme e shtetit turk para dhe gjatë zgjedhjeve parlamentare dhe rrethi e parë të zgjedhjeve presidenciale në Bullgari mund të interpretohet si involvim serioz në procesin zgjedhor.

    Në zgjedhjet parlamentare në Bullgari të dielën, 85.256 njerëz në Turqi votuan për DPS, që është numër rekord me dy zgjedhjet e fundit parlamentare më 4 prill dhe 11 korrik.

    Ky numër i votave është 96,58 për qind nga të gjitha votat e fituara nga fqiu juglindor i Bullgarisë.

    Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Bullgarisë, ka pasur sinjale për kërcënime deri te qytetarët bullgarë se nëse nuk votojnë për Lëvizjen, do t’i ndërrojnë emrat.

    Lajmi Paraprak

    Tetë fakte mbi Fjodor Dostojevskin

    Lajmi i rradhës

    KSHZ vlerëson si të pa baza ankesat e ASH-AAA-së për Dibrën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë