Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit Antikorrupsion, në “Programi 200”, pyeti Antonio Jolevskin – kryetar i Këshillit të Prokurorëve për rastin e Barlet Xhaferit se pasi që ka hyrë në provim të jurisprudencës para kohe, ai tani është një kandidat i ardhshëm për prokuror publik, a do të kalojë në këshill një kandidat i tillë, përcjell Nistori.
Jolevski tha se edhe ai ka dhënë provim të jurispodencës dhe se kusht ka qenë të pritet vërtetimi, sepse pa vërtetim nuk mund të hyhet në provim të jurisprudencës.
Ivanovska: Islam Abazi duhej të mbante përgjegjësi morale!
Kryetarja e Kominisonit Antikorrupsion, tha se me zgjedhjen e Islam Abazit për shef të Prokurorisë, u zbuluan edhe dobësitë juridike që ka ligji për zgjedhje të prokurorëve publik, pasi që në këtë ligj nuk kërkohet as program pune, as përvojat e mëparshme.
“Të gjithë ishim të habitur nga zgjedhja e atij prokurori publik, aq më tepër që atëherë të gjithë i kuptuam dobësitë aktuale juridike në vetë ligjin sepse për zgjedhjen e asaj pozite të atij prokurori publik nuk kërkohet as program pune, as nuk merren parasysh cilësitë e përvojave të mëparshme dhe rastet e punuara nga ai prokuror. Thjeshtë, pak më parë tha prokurori se transparenca është ajo që duhet të ndihmojë të gjithë procesin. Ndoshta duhet të mendohet në atë drejtim për çdo prokuror dhe të thuhet publikisht se punon në këto raste, ka kaq shumë raste të punuar, ndoshta nuk duhet të tregohet në çfarë punë që të mos ketë ndikim, mund të thuhet se çka ka punuar tashmë, cilat janë lëndët e mbaruara, sa ka punuar, për të shmangur rrezikun e ndikimit, për ato lëndë që janë në vijim e sipër. Thjeshtë, publiku u befasua nga kjo zgjedhje sepse nuk u morën parasysh asnjë kriter cilësor ”, tha Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit Antikorrupsion.
Ajo shtoi se pikërisht për këto arsye, ishte i pritshëm reagimi i ambasadores dhe se priste të ketë përgjegjësi morale nga ana e prokurorit, asgjë nuk ndodhi.
Zgjedhja e Islam Abazit për shef të Prokurorisë, Jolevski: S’ka pasur lobime politike!
Pavarësisht investimeve që ka bërë Amerika e që shifrat shkojnë deri në 738 milionë dollarë në 20 vitet e fundit në vendin tonë në trajnimin dhe gjykatësve dhe prokurorëve, besimi i qytetarëve në këto insitutucione është vetëm 8 %, tha Antonio Jolevski, kryetar i Këshillit të Prokurorëve.
I pyetur për zgjedhjen e Islam Abazit për shef të Prokurorisë, për lobimet e mundëshme, Jolevski tha se nuk kemi informacione prandaj dhe nuk mund të themi se ka patur lobime ose presion ndaj prokurorëve në zgjedhjen e Islam Abazit për kryeprokuorë, kështu u shpreh Antonio Jolevski.
“Nuk kemi asnjë informacion që dikush ka lobuar, sepse asnjë nga prokurorët nuk na është drejtuar, as nuk kemi marrë raport anonim që po ndikohet te këta prokurorë. Le të themi që një nga prokurorët të dorëzojë në mënyrë anonime, për të parë se ka një raport anonim përmes ndonjë prokurorie, se dikush ka pasur ndikim ndaj dikujt. Nuk kemi diç të tillë. Nuk mund të themi se prokurorët kanë vuajtur këtë apo atë lloj presioni, derisa të guxojnë, pra të bëhen sovran në punën e tyre dhe të kenë integritet”, tha Antonio Jolevski, kryetar i Këshillit të Prokurorëve. /Nistori/