Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë

    Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë do të mbahet të dielën, ndërsa subjektet politike tashmë janë aktivizuar me tubime me qytetarë e duke bërë premtime të shumta.

    Në zgjedhjet e së dielës, 14 nëntor, të drejtë vote kanë 1,260,571 qytetarë, kurse gara do të zhvillohet në 21 komuna të Kosovës, duke përfshirë këtu edhe komunat më të mëdha, si Prishtina, Prizreni, Gjakova.

    Subjektet politike ndërkohë kanë edhe tri ditë kohë që të bëjnë fushatë zgjedhore, kurse të shtunën në vend do të jetë heshtje zgjedhore.

    Sipas hartës që ka publikuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, procesi i votimit do të mbahet në 66% të vendvotimeve apo në 1,638 nga 2,477.

    Votimi nga diaspora:
    Procesi i votimit përmes postës është duke vazhduar për 21 komunat në të cilat mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të komunave.

    Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka bërë të ditur për Telegrafin se deri ditën e martë kanë pranuar mbi 1 mijë e 300 pako të supozuara me fletëvotime.

    “Deri në mesditën e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 1,376 pako të supozuara me fletëvotime”, ka deklaruar Elezi.

    Fletëvotimet përmes postës duhet të pranohen nga KQZ-ja më së largu deri më 12 nëntor 2021.

    Komunat ku do të mbahet balotazhi:
    Në raundin e dytë të zgjedhjeve do të votohet në 21 komuna, përfshirë këtu Prishtinën, Prizrenin, Gjilanin, Gjakovën, Podujevën, Drenasin, Kaçanikun, Istogun, Dragashin, Fushë Kosovën, Obiliqin, Klinën, Kamenicën, Rahovecin, Junikun, Vitinë, Malishevën, Vushtrrinë, Shtimen, Kllokotin dhe Mamushën.

    Në raundin e dytë Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të garojë në 12 komuna: Prishtinë, Prizren, Gjilan, Shtime, Gjakovë, Rahovec, Fushë Kosovë, Podujevë, Kaçanik, Obiliq, Viti dhe Kamenicë.

    Lajmi Paraprak

    Rutte përkrah hapjen e negociatave, ngre shqetësim për ndërhyrjet ruse në Ballkan

    Lajmi i rradhës

    Komshiç ndërpret intervistën për “Tanjug” | Gazetari mohoi gjenocidin në Srebrenicë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë