Reagojnë anëtarët e KShZ-së: kemi presione politike, frikësohemi për sigurinë tonë

    Kryetari i KShZ-së Aleksandar Dashtevski dhe anëtarët Radica Risteska, Oliver Ristovski, Boris Kondarko, Boban Stojanoski dhe Abdush Demiri sot përmes një deklarate shprehën shqetësimin për, siç thonë ata, ngjarjet që prodhohen në publik nga deklaratat politike të partive dhe bartësve të funksioneve të larta qeveritare, të cilat i referohen punës së KShZ-së për trajtimin e kundërshtimeve për zgjedhjet parlamentare.

    “Ju njoftojmë se përveç poshtërimit dhe ofendimit personal, edhe si anëtarë të institucionit më të lartë për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve, jemi të ekspozuar edhe ndaj presioneve të pabaza dhe të papërshtatshme politike publike dhe kërcënimeve për përgjegjësi penale për shkak të vendimeve të KShZ-së”, thuhet në reagim.

    Duke ndjekur kontekstin dhe intensitetin e sulmeve, sharjeve dhe fyerjeve, siç shprehen ata, jemi të shqetësuar edhe se ka mundësi që ato të kthehen në sulme personale ndaj sigurisë sonë.

    “Ju informojmë se KShZ-ja i ka zhvilluar zgjedhjet në mënyrë profesionale, transparente dhe vetëm në bazë të ligjit, të cilin e vërtetojnë të gjithë faktorët vendorë dhe ndërkombëtarë. Gjithashtu, përkundër shqetësimeve që kemi, ende me shkallën më të lartë të integritetit, në bazë të kontrollit publik të materialit zgjedhor, KShZ-ja i vërtetoi faktet dhe vendosi për ankesat e paraqitura nga pjesëmarrës të ndryshëm për 110 vendvotime, nga të cilat, bazuar në prova të arsyetuara, ka miratuar kundërshtime vetëm për 7 vendvotime për të cilat ka pasur bazë ligjore, ndërsa 103 vendvotime të mbetura janë refuzuar si të pabazuara dhe asnjë pjesëmarrës në zgjedhje nuk ka ngritur padi për to”, thuhet në reagim.

    Prandaj, për KShZ-në, siç thonë, janë të papranueshme sulmet, presionet dhe ndërhyrjet e partive të caktuara politike dhe individëve nga Qeveria teknike në procedurat zgjedhore, si dhe në punën dhe vendimmarrjen e KSHZ-së dhe Gjykatës Administrative.

    Ata theksojnë se për të gjitha këto sot në mbledhjen e KShZ-së është njoftuar ambasadorja e misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR, Gillian Stirk./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Në Maqedoni nuk ka punonjës as për të huajt

    Lajmi i rradhës

    Shkupi dhe Athina sërish “kapen” për emrin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë