Reagojnë komunat pas mospranimit të projekteve në thirrjen e qeverisë

    Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska me akuza të ashpra ndaj kryeministrit Mickoski, pas mospranimit të asnjë projekti në thirrjen e Qeverisë për komunat. Arsovska thotë se Qyteti i Shkupit për të gjitha 20 projektet ka pasur dokumentacion të kompletuar, për dallim nga siç thotë komuna të tjera të cilat kanë marrë para ndërsa nuk i plotësojnë kushtet.

    “U konfirmua sjellja e Mickoskit e cila është e orientuar vetëm ndaj konfliktit me ata që nuk mendojnë njëjtë”, reagon Arsovska.

    Ka reaguar edhe Komuna e Sarajit. Thotë ka paraqitur projekte duke ndjekur hapat e paraparë deri te kompletimi i dokumentacionit teknik. Sipas reagimit, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit hapësinor që nga 14 korriku nuk dha pëlqim për kushtet për Planifikim dhe kjo paraqiti pengesë për mosfinancimin e projektit të Llaskarcës.

    Komuna e Sarajit thotë se ka aplikuar edhe me projektin për rikonstruimin e rrugës nga Sfillarja e Poshtme deri në Sfillare të Epërme, për të cilën dokumentacioni teknik është i kompletuar dhe ka leje ndërtimi, por u refuzua.

    Lajmi Paraprak

    Futbollistët më të paguar në botë – Ronaldo nuk krahasohet me të tjerët

    Lajmi i rradhës

    AShAM: në Maqedoninë e Veriut ka vetëm një akademi kombëtare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë