REFERENDUMI | “VMRO-DPMNE të vendosë çfarë do pasi nuk kanë pasur qëndrim të qartë për asgjë”

    Nënkryetarja e LSDM-së Bisera Kostadinovska Stojçevska për “Kanal5” theksoi se në vitin 2024 do të ketë zgjedhje të rregullta.

    “Ne nuk do të biem nën këto provokime të VMRO-DPMNE-së, besojmë se tani të përballur me krizën energjetike, krizën e Covid-it, kemi punë shumë më të rëndësishme nga se i gjithë procesi i zhvillimit në vend të ndalet, vetëm për shkak se lideri në hije nga Budapesti e dëshiron këtë”, tha Kostadinovska Stojçevska.

    Lidhur me njoftimet e opozitës për referendum, Kostadinovska Stojçevska theksoi se VMRO-DPMNE së pari duhet të vendosë se çfarë dëshiron dhe se deri më tani kjo parti është sjellë shumë herë në mënyrë jokonsistente.

    “Por nëse VMRO-DPMNE kërkon referendum, fillimisht duhet të deklarohen nëse do të votojnë apo jo, sepse kështu ka qenë edhe në referendumin për ndryshimin e emrit, ku lideri i tyre zyrtar Hristijan Mickoski nuk ka luajtur rolin e as peshkut, as vajzës, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me regjistrimin, nuk kanë pasur qëndrim të qartë për asgjë”, tha Kostadinovska Stojçevska.

    Lajmi Paraprak

    Norvegjia do ta furnizojë me gaz Gjermaninë

    Lajmi i rradhës

    VMRO-DPMNE: Ndryshimet kushtetuese në Kuvend ose dorëheqje dhe zgjedhje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë