Regjistrimi i popullsisë vazhdon të zhvillohet me sukses

    Regjistrimi i popullsisë edhe sot vazhdon të rrjedh pa pengesa dhe sipas të gjitha parashikimeve. Nga Enti për Statistika njoftojnë se deri dje në ora 20.00 janë regjistruar 308 551 qytetarë të vendit. Në kumtesë për mediat nga Enti, i njoftojnë qytetarët se për të gjitha dilemat dhe paqartësitë të cilat i kanë në lidhje me procesin e regjistrimit mund të drejtohen tek byroja për Regjistrim si dhe në numrat e telefonit të cilat janë publike në ueb faqen www.popis2021.gov.mk.

    Ata thonë se regjistruesit të cilët e realizojnë regjistrimin në terren, janë persona të autorizuar të Entit të Statistikave të cilët po ashtu janë të trajnuar për këtë aktivitet, dhe apelojnë deri tek popullata që ti pranojnë në shtëpitë e tyre me besim dhe respekt, si dhe ti japin të dhënat e nevojshme.

    Deri më 30 shtator do të vazhdojë edhe regjistrimi i diasporës ku deri më tani janë regjistruar mbi 192 mijë mërgimtar./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Nesimi: Ne jetojmë në një shoqëri e cila nuk din të ketë qëllime të këqija

    Lajmi i rradhës

    Ja cilat janë qytetet më të lakmuara në botë për vitin 2021

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë