Rëndësia e Krimesë për Ukrainën dhe Rusinë

    Debati rreth njohjes së kontrollit rus mbi Krimenë ka arritur një kulm të ri gjatë ditëve të fundit.

    Kjo ndodhi pasi plani i raportuar i paqes i presidentit amerikan, Donald Trump, i cili thotë se SHBA-ja duhet ta pranojë ky territor ukrainas i përket Rusisë.

    Por, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka mbajtur qëndrim të fortë, duke thënë se Ukraina nuk do ta pranojë këtë hap, duke e konsideruar si shkelje të Kushtetutës.

    Pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar pajtohet me liderin ukrainas dhe nuk pranon që ky ishull t’i takojë Rusisë, shkruan skynews.

    Megjithatë, Trump akuzoi presidentin e Ukrainës për zgjatjen e luftës për shkak të vijës së kuqe që ka vendosur mbi Krimenë.

    Duke parë hartën, mund të shihni se si vendndodhja e gadishullit e bën atë të kërkuar. Qyteti i Krimesë, Sevastopol, është vendi ku ndodhet një port i rëndësishëm për ujëra të ngrohta.

    Aty është selia e Flotës së Detit të Zi të Rusisë – megjithatë pas sulmeve ukrainase, ajo ka zhvendosur asetet e saj kryesore. Ky territor strategjik në Detin e Zi ka një histori të gjatë, përfshirë Luftën e Krimesë së vitit 1853-1856 ndërmjet Rusisë nga njëra anë dhe Britanisë, Francës dhe Perandorisë Osmane nga ana tjetër.

    Zona gjithashtu qëndroi kundër nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe më vonë u aneksua nga Rusia e Vladimir Putinit në vitin 2014. Pas nisjes së pushtimit të plotë në vitin 2022, Rusia dislokoi trupa dhe armë në Krime, duke mundësuar që forcat e saj të pushtonin shpejt pjesë të mëdha të Ukrainës jugore në javët e para të luftës.

    Më vonë u zbulua nga një zyrtar ushtarak rus se sigurimi i një korridori tokësor deri në Krime ishte një nga objektivat kryesore të Kremlinit.

    Lajmi Paraprak

    Është e rëndësishme edhe ajo që u themi fëmijëve tanë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë