Rexhepi: Ne i ndihmojmë refugjatët ukrainasë të gjithë njëjtë, pa dallim feje

    Në emisionin Klan Debat, Jasmin Rexhepi nga Shoqata “Legis” deklaroi se ka prej refugjatëve nga Ukraina që kërkojnë azil.

    ”Ka disa nga refugjatët që kanë kërkuar azil, ka disa prej tyre që kërkojnë vetëm ndihma humanitare. Atyre që kërkojnë azil mund të qëndrojnë në Maqedoninë e Veriut 3 muaj, pastaj në momentin që aprovohen nga shteti mund të jetojnë në vend për 1 deri 3 vite pastaj vazhdohet, ku mund të nxjerin dokumente personale, letërnjoftimi, dokumente nga fondi shëndetsor e me rradhë.”

    Sa ndikon feja e refugjatëve tek shtetet që i pranojnë ato?

    ”Migracioni është si një uj që gjen vendin e tij dhe kalon, ata njerëz duhet të integrohen në Maqedoninë e Veriut, duhet të kenë disa të drejta tjera përveq leje qëndrimit, nuk duhet të diskriminohen se prej nga vijnë refugjatët.

    Në pyetjen e gazetares së Klanit se sa ndikon feja tek refugjatët dhe tek shteti që i pranon?

    ”Rexhepi tha se ka ndikim edhe feja, por ne nuk i pyesim se çfarë fe kanë të gjithë i ndihmojmë njejtë, nuk është e drejtë të bëhet një ndarje e tillë.” /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Sa para fitoi RMV-ja nga taksat rrugore në vitin 2021?

    Lajmi i rradhës

    Edhe postat hynë në grevë, kërkojnë rritje lineare të pagës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë