Rezultatet e para në RMV, kështu radhiten partitë

    KSHZ-ja ka filluar me shpalljen e rezultateve të para të zgjedhjeve lokale që u mbajtën sot në Maqedoninë e Veriut, njofton Nistori.

    Në komunën e Tearcës avancon BDI-ja me, pas tyre radhitet Lëvizja Besa dhe koalicioni ASH-AA. E treta është PDSH-ja.

    Në Bogovinë Lëvizja Besa prinë, pas tyre BDI-ja dhe e treta është koalicioni ASH-AA. PDSH-ja është e katërta.

    Në Vrapçisht prinë koalicioni ASH-AA, që pasohet nga BDI-ja dhe pas saj LSDM-ja.

    Në Gostivar BDI-ja dhe koalicioni ASH-AA janë në një garë të ngushtë, Lëvizja Besa është e treta.

    Në Kërçovë prinë VMRO-DPMNE-ja, pas saj BDI-ja dhe në vend të tretë është kandidati Fatmir Limani.

    Në Dibër prinë bindshëm BDI-ja.

    Në Strugë prinë BDI-ja, pas saj radhiten LSDM-ja dhe koalicioni ASH-AA.

    Në Likovë prinë BDI-ja prinë para koalicionit ASH-AA.

    Në Çashë prinë BDI-ja, pas saj vijnë LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Mickoski shpall fitore në disa komuna

    Lajmi i rradhës

    Ndryshim rezultatesh në disa komuna shqiptare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë