Riciklimi i shisheve të plastikës në RMV pothuajse nuk ekziston

    Përderisa në Gjermani dhe në shumë shtete tjera të Evropës, për çdo shishe të plastikës që riciklojnë, qytetarët marrin nga rreth 20 cent, në Maqedoninë e Veriut kjo gjë ende nuk është e mundur. Edhe pse ekzistojnë kontejnerë të tillë në disa pika të grumbullimit të mbeturinave, shumë prej tyre janë jashtë përdorimit ose në shumë prej tyre hidhen edhe mbeturina të përziera.

    Kur behët fjalë për riciklim, qytetarët janë vetëkritik. Thonë se nevojitet ende kohë që të rritet vetëdija qytetare se çdo plastikë e hedhur mund të riciklohet dhe përsëri të përdoret për ndonjë qellim të caktuar.

    “Asgjë nuk riciklohet, gjithçka hidhet në tokë e as nuk ka kontejnerë të ndarë. Në disa vende ka kontejnerë por a shfrytëzohen mjaftueshëm? Nuk shfrytëzohen jo, së paku unë nuk kam parë. Del ajo që edhe pse ka kontejnerë përsëri hidhen mbeturinat së bashku. Po, gjithçka shkon së bashku në mbeturina. Në kontejner që hidhen mirë por i hedhin jashtë kontejnerëve në tokë”, tha një qytetare.

    “Nuk kemi ndjenja për të ricikluar sepse edhe ai material është i përdorshëm. Le të shohin njerëzit në perëndim se çfarë ndodhë dhe pastaj të kuptojnë. “Disa janë të kujdesshëm, ndoshta 5 apo 10% e qytetarëve të cilët mbledhin materialet për të ricikluar dhe që e vendosin në kontejnerët e veçantë por edha jo përsëri hidhet në Drislla, ja pra kjo është e dhimbshme”, tha një qytetar.

    Sipas Higjienës Komunale të Shkupit, nëse mbeturinat nuk janë të ndara siç duhet, i njëjti transportohet në qendrën e selektimit të mbeturinave të Higjienës Komunale Shkup, ku më pas punëtorët bëjnë ndarjen e qelqit, plastikës, letrës dhe kanaqëve. Pasi e gjithë kjo ndahet më pas u shiten kompanive të licencuara për riciklim. Sipas Higjienës Komunale, kontejnerët e caktuar për riciklim përdorën nga qytetarët por në terren gjendja thotë të kundërtën. Kontejnerët ose nuk janë funksional ose janë të stërmbushur edhe me mbeturina tjera të cilat nuk janë të ndara për tu ricikluar. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    116-VJETORI, U HARRUA MANASTIRI!

    Lajmi i rradhës

    Si duhet të lani veshjet e leshta në shtëpi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë