Pas një pauze prej 21 ditëshe, prej sot Kopshti Zoologjik në Shkup është rihapur për vizitorët. Kopshti ishte mbyllur përkohësisht, për shkak se ishte regjistruar një rast i gripit të shpendëve në një patë të ngordhur në Parkun e Qytetit.
Gjatë kohës që ishte I mbyllur, stafi vazhdoi të kujdeset për kafshët dhe të pastrojë habitatet e tyre. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë konstatoi se Kopshti Zoologjik nuk ka vepruar sipas procedurave ligjore për denoncimin e infeksionit, pas së cilës 24 zogj janë vrarë në terren.
Ndërkaq, nga Kopshti Zoologjik akuzuan për hyrje të paligjshme dhe masakër ndaj zogjve, që e vlerësojnë si aksion të paligjshëm pa prova adekuate.