RMV ÇDO VIT NË RËNIE | Sundimi i ligjit, ndërmjet Mongolisë dhe Indonezisë

    Shkalla e sundimit të ligjit vijon të ndjekë trajektoren në rënie. Rezultatet e Indeksit të realizuar nga Projekti i Drejtësisë Botërore (WJP) bazuar në sondazhin e kryer në 142 vende në botë, ku Maqedonia renditet në pozicionin e 67, si edhe në vendin e 6 mes 15 shteteve të rajonit. Nëse krahasimi do të bëhej me vitin 2015, performancat kanë qenë më të mira (në vendin e 46 mes 102 vendeve dhe në vendin e 3-të në rajon). Ky indeks rregullon sundimin e ligjit nëpërmjet tetë faktorëve – kufizimin e pushtetit të qeverisë, mungesën e korrupsionit, qeverinë transparente, të drejtat themelore, rendin dhe sigurinë, zbatimin e rregulloreve, të drejtën civile dhe të drejtën penale.

    Niveli i lartë i korrupsionit, ndëshkueshmëria ndaj krimit, zbatimi i ligjit…, e rendisin vendin në kontinent tjetër, më keq se Mongolia dhe më mirë se Indonezia. Sa u takon rajonit vendi renditet i 6-ti, ose tre vende më poshtë se fqinji, Kosova. Maqedonia e Veriut ndiqet nga Bosnja dhe Hercegovina, ndërsa Shqipëria dhe Serbia kanë rezultatet më të këqija (në vendin e 10 dhe 11 në rajon, si edhe 89 dhe 94 në botë). Dallimin në rajon e bëjnë Kosova dhe Mali i Zi të pozicionuara shumë më lart sesa vendet e tjera.

    Duke iu referuar tetë zërave të veçantë, vendi renditet i 94 tek – Kufizimet në kompetencat e qeverisë, “Mungesë korrupsioni” e 71 (pas Tajlandës dhe para Argjentinës), e 65 tek Qeveria e hapur që mat transparencën (pas Ekuadorit dhe Sri Lankës), e 96 në botë tek Zbatimi i rregullatorëve ligjore (pas Tanzanisë), dhe e 73 tek Drejtësia penale (një vend poshtë Kinës), si edhe Drejtësia civile (vendi 71). Vetëm në dy faktorë ka performanca më pozitive, në vendin e 53 – Të drejtat fundamentale, si Rendi dhe siguria. Në total sundimi i ligjit në botë ka pësuar rënie (57 për qind).

    Tetë faktorët që përcaktojnë shkallën e sundimit të ligjit janë pushtetarët i binden ligjit, faktor që mbulon asetet kushtetuese dhe institucionale që lidhin ligjërisht Qeverinë dhe zyrtarët e saj. Faktori i dytë mat mungesën e korrupsionit në qeveri, ryshfetin, keqpërdorimin e fondeve shtetërore ose burimeve të tjera. Faktori i tretë mat transparencën e qeverisë. Faktori i katërt, të drejtat themelore, thotë se një sistem i ligjit pozitiv që nuk respekton të drejtat themelore të njeriut sipas Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut. Faktori i pestë, rendi dhe besueshmëria, mat mënyrën se si shoqëria siguron sigurinë e qytetarëve dhe pronën e tyre. Faktori i gjashtë, zbatimi i rregullores, mat sa dhe si zbatohen dispozitat ligjore dhe administrative. Faktori i shtatë, Drejtësia civile mat mënyrën se si njerëzit e zakonshëm përballen me sistemin e të së drejtës civile. Ndërsa faktori i tetë, Drejtësia penale mat shkallën e zbatueshmërisë të ligjit. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Strehimorja rajonale, zgjidhje edhe për qentë endacakë në Gostivar!

    Lajmi i rradhës

    KORRUPSIONI NË BALLKAN / Reforma zhgënjyese!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë