RMV e 44 në botë sipas Indeksit të Paqes dhe Sigurisë së Grave, më keq qëndron Kosova

    Maqedonia e Veriut është e 44-ta në Botë sipas Indeksit të Instituti Georgetown për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

    Nga vendet e rajonit para RMV-së janë të radhitura Serbia (32) dhe Mali i Zi (41). Pas RMV-së janë të radhitura Shqipëria (45), Bosnja dhe Hercegovina (55).

    Kosova është e radhitur më keq, në vendin e 100.

    Në krye të listës qëndrojnë Danimarka, Zvicra, Suedia, Finlanda, Luksemburgu, Islanda, Norvegjia, Austria, Holanda dhe Zelanda e Re.

    Në fund të listës janë Afganistani, Jemeni, Republika Demokratike e Kongos, Sudani Jugor.

    Edicioni i vitit 2023 i Indeksit global të Paqes dhe Sigurisë së Grave (WPS Index) vlerësoi dhe rendit i177 vende për sa i përket përfshirjes, drejtësisë dhe sigurisë së grave.

    Asnjë vend nuk performon në mënyrë të përsosur në Indeksin WPS dhe rezultatet zbulojnë pabarazi të mëdha midis vendeve, rajoneve dhe treguesve. Indeksi WPS ofron një mjet për identifikimin se ku nevojiten më shumë burime dhe llogaridhënie për të avancuar statusin e grave.

    Ky indeks u publikua nga Instituti Georgetown për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe Qendra PRIO për Gjini, Paqe dhe Siguri me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme Norvegjeze.

    Lajmi Paraprak

    Në shkollat e RMV mësohet me libra të papërshtatshme dhe të vjetëruara

    Lajmi i rradhës

    Helmimi i kafshëve të egra në RMV do të hetohet me procedurë penale, priten akuzat dhe dënimet e para

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë