RMV, ekonomia joformale shkurton buxhetin e shtetit për një miliardë euro

    Tetovë/Fotografia: Nistori

    Ekonomia joformale në vendin tonë, e shkurton buxhetin e shtetit në vit për më së një miliardë euro.

    Këtë e ka nxjerr në pah studimi i profesorit universitar Harun Tairi, i cili nga analizat e bëra në terren mbi ekonominë joformale, ka rezultuar që në vendin tonë të jetë prezentë dikur nga 30 deri në 35 për qind, këto firma, kryesisht janë të vendosur nëpër zonat rurale të shtetit.

    “Pasojat janë të mëdha. E sa është kjo përqindje, në bazë të analizave të mija vlerësimit dhe punës në terren, në vendet në tranzicion dhe Maqedonia po ashtu edhe shtetet e Ballkanit Perëndimorë, është 30-35 për qind. Dhe nëse e analizojmë atë që thamë se është mos realizimi i buxhetit, pra nëse kemi të projektuar një buxhet prej 4 miliardë, dhe nëse e shumëzojmë me 30-35 për qind, del se kemi mbi një miliard të hyra tatimore që i mungojnë shoqërisë, që i shfrytëzon sektori joformal”, tha Harun Tairi, prof. Universitar.

    “Por ç`duhet të bëj shteti për çrrënjosjen e ekonomisë informale dhe cilat janë masat që duhet të ndërmerren. Profesori universitar thotë se cilat do masa që të ndërmerren, me rëndësi është që të jenë shumë të ngadalshme, që të mos japin kundër efekt”.

    “Si masë e parë është pagesat jo të gatshme si një faktor i fuqishëm që mundëson shtrirjen dhe zgjerimin e in formalitetit. Forma e dytë janë kartelat bankare, që mundëson luftimin e in formalitetit, dhe forma tjetër është vetëdijesimi i popullatës. Është dëm i popullatës sepse më pak buxhet nënkupton më pak spitale, më pak rrugë, më pak ndihma sociale e tjera”, tha Harun Tairi, ekonomist.

    Ekonomia joformale më e theksuar është në shtetet në tranzicion, ku si zanafillë e saj, llogaritet fillimi i privatizimeve dhe mbetja në rrugë e shumë punëtorëve.

    Sipas statistikave, ekonomia e zezë apo joformale, më e theksuar është në Maqedoni, Kosovë Shqipëri, dhe Bosnjë mbi 30 për qind, ndërkohë në shtetet evropiane, ky fenomen rezulton të jetë deri në 5 për qind. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Pritje të gjata për marrjen e dokumenteve të udhëtimit

    Lajmi i rradhës

    Komisioni për historinë mes RMV-së dhe Bullgarisë: Mbreti Samoil sundoi mbretërinë bullgare në Maqedoni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë