RMV, gjuetari e vrau shokun e tij gjatë pastrimit të pushkës

    Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar një grup të gjuetarëve, nën dyshimet se janë të përfshirë në një vrasje gjatë pastrimit të pushkës së gjuetisë.

    “U arrestua 63 vjeçari T.T. nga Makednoski Brod, 39 vjeçari A.T. nga Makedonski Brod, 21 vjeçari D.D. nga Makedonski Brot dhe 29 vjeçari I.M. nga Kërçova, nën dyshimet se janë të përfshirë në një vepër penale, e dënueshme në bazë të nenit 123 nga Kodi Penal”, njoftoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

    T.T. kishte raportuar se në oborrin e shtëpisë së tij në Makedonski Brod, gjatë pastrimit të pushkës, e kishte goditur me një plumb 31 vjeçari D.S. nga Kërçova, i cili kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

    Lajmi Paraprak

    Fronti Evropian akuzoi se Ligji për mbrojtje shëndetësore u soll vetëm në gjuhën maqedonase, pushteti e demanton

    Lajmi i rradhës

    Pse qumështi dhe gjalpi prishen më shpejt në verë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë