RMV-ja do të mësojë nga përvoja kroate në bisedimet me BE-në

    Me ftesë të zëvendëskryeministrit përgjegjës për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, nga sot për vizitë dyditore në Shkup do të qëndrojë ish-negociatori i Kroacisë me Bashkimin Europian, Vladimir Drobnjak.

    Siç njoftoi SÇE, eksperti Drobnjak do t’i përcjellë përvojat e Kroacisë në këtë pjesë përmes një sërë takimesh që do t’i zhvillojë sot dhe nesër me anëtarët e organeve të strukturës negociatore, e cila u miratua dje në seancën e Qeverisë.

    Drobnjak dhe zëvendëskryeministri Mariçiq do të kenë sot një takim koordinues, më pas do të takohen me koordinatorët e klasterave dhe ministrat përgjegjës për klasterat dhe Komisionin punues për integrime evropiane me sekretarët shtetërorë të institucioneve.

    Drobnjak do ta prezantojë përvojën e Kroacisë në procesin e anëtarësimit, metodologjinë e re dhe kornizën e negociatave dhe procedurat e negociatave në strukturën menaxhuese të Sekretariatit për Çështjet Evropiane.

    Gjithashtu, eksperti kroat Drobnjak do të ketë takime edhe me kryeministrin, Dimitar Kovaçevski dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

    Ish-kryenegociatori kroat, Vladimir Drobnjak, vjen në një kohë kur Maqedonia e Veriut po bën përgatitje intensive për fillimin e procesit të negociatave. Ekspertiza e tij do të ketë një kontribut të rëndësishëm në procesin e integrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE dhe do të jetë transferim i njohurive për ekipet negociatore maqedonase, theksojnë nga SÇE

    Drobnjak udhëhoqi negociatat e anëtarësimit të Kroacisë me Unionin, që nga fillimi deri në fund të vitit 2013, ndërsa ka qenë edhe ambasadori i parë i BE-së, shef i Përfaqësisë së përhershme të Kroacisë në Bruksel.

    Lajmi Paraprak

    Mickoski kërkon që Qeveria të mos bën obstruksione ndaj referendumit

    Lajmi i rradhës

    Sllovenia thërret në bisedë ambasadorin serb pas deklaratave të Vuçiqit për Kosovën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë