Gjykatat në Maqedoni kanë mungesë të gjykatësve dhe administratës dhe kjo bën që ato të jenë më të ngadalshëm në marrjen e vendimeve dhe publikimet e tyre. Kështu thotë kryetari i Gjykatës Supreme Xhemali Saiti, sipas së cilit evidente është edhe mungesa e mjeteve financiare që e vështirëson punën e gjykatës dhe gjykatësve.
“Problem numër një është numri i gjykatësve është zvogëluar në mënyrë drastike në të gjithë gjykatat në Republikën e Maqedonisë, problem tjetër është financimi dihet se nuk realizohet shuma e parave që duhet në financimin e gjyqësorit dhe mendoj se këto janë dy probleme kyçe. Sa i takon prezencës së medias, opinionit publik, kemi një hap përpara, kemi një bashkëpunim më të mirë me mediat. Zgjidhja insistim i përditshëm, një ndërgjegjësim më të madh në organet kompetente se kush duhet të punoj punën e vetë dhe qytetarët mund të fitojnë një drejtësi më të shpejtë. Dhe me një drejtësi më relevante, plotësohen kërkesat e tyre dhe në fund të fundit kjo ka ndikim dhe në besueshmërinë e gjyqësorit që në Maqedoni është e kontestueshme”, tha Xhemal Saitin u.d kryetarit Gjykatën Supreme.
Transparenca është shumë e rëndësishme për gjykatat dhe gjykatësit dhe në Maqedoni tash e tetë vite është duke funksionuar edhe këshilli gjyqësor i medias, ku për qëllim kanë që seancat gjyqësore që janë në interes publik të ndiqen dhe të xhirohen. Sipas kryetares së këshillit gjyqësor për media, Emilija Jovanova, transparenca është shumë e rëndësishme edhe për besueshmërinë e gjykatave por edhe të mediave.
“Numri më i madh iu lëndëve që janë me profil më të lartë gjykohen në gjykatën për krim në Shkup dhe përmes këshillit gjyqësor për media mundësohet që edhe gazetarët, se si xhirohen seancat, si ndiqen, cilët pjesë të seancës mund të xhirohen dhe të ngjashme. Si paraqitesh, si fillohet me xhirime!?” , tha Emilija Shopar Jovanova – kryetare KSHM-së.
Nënkryetarja e këshillit gjyqësor për media, Marija Mitresvka thotë se në gjykatat jashtë Shkupit ka më shumë probleme për ndjekjen e seancave nga ana e gazetarëve.
“ Për fat të keq në kohën që lamë pas kishin probleme në gjykata që janë jashtë Shkupit , kur gazetart kanë probleme në raportimin nga gjykatat , kishin rast në Veles kur koleges nuk ju mundësua të marr pjesë në seancë si publik por ju kërkua leje për të marr pjesë në seancë edhe pse nuk ka dashur të xhiroj edhe fotografoj dhe vetëm në atë rast është e nevojshme leja. Kishim rast në Tetovë kur në kohen e leximit të vendimit të për spitalin modular , gjykatësi nuk u lejua që të xhirohet në momentin kur lexohet vendimi , ku në Shkup është praktikë të xhirohet vendimi duke u lexuar , ku me një far forme ishte mohuar arsyetimi i vendimit për publikun”, tha Marija Mitrevska- gazetare.
Në Maqedoni publiku lejohet të dëgjojë seancat, ndërsa për xhirim duhet të merret leje nga gjykata supreme dhe gjykatat ku mbahet seanca. /TV21/
Dejanoski: 97 për qind e nëpunësve në institucione me pagë më të ulët se mesatarja
Përfaqësuesi i Lidhjes së Sindikatave, Trpe Dejanoski nga SPOGj, në “Magazina Ekonomike”, në Alsat tha se 97 për…