“Është një afat shpresëdhënës por do të varet nga dinamika 6 deri 12 muajt e ardhëm. Është një datë e arritshme”, kështu u përgjigj në Daily Click në TV21 ministri i Eurointegrimeve, Orhan Murtezani kur u pyet nëse Maqedonia e Veriut do të jetë anëtare e BE-së në vitin 2030.
Murtezani tha se Maqedonia nuk duhet ndalur dhe humbur kohë, por duhet vrapuar me shpejtësi maksimale drejt BE-së.
Murtezani: e kuptojmë sentimentin e bashkëqytetarëve maqedonas që ndryshimet kushtetuese nuk i shohin me entuziazëm
Murtezani, tha se e kuptojnë sentimentin e qytetarëve maqedonas që procesin e ndryshimeve kushtetuese nuk e shohin me të njëjtin entuziazëm si shqiptarët. Murtezani potencoi faktin se në bisedimet për formimin Qeverisë së re, kanë insistuar për ndryshimet kushtetuese.
“Siç tani më e di opinioni i gjerë, ne si koalicion VLEN edhe gjatë fushatës parazgjedhore pro edhe në periudhën sa kemi bërë bisedime për formimin e Qeverisë, një ndër pikat kyçe në të cilat kemi insistuar me këmbëngulje është edhe eurointegrimi, gjegjësisht ndryshimet kushtetuese. Mirëpo këtu, plotësisht e kuptojmë sentimentin e bashkëqytetarëve tanë maqedonas të cilët këtë proces nuk e shohin me të njëjtin entuziazëm siç e shohim ne”, shtoi Murtezani.
Murtezani për ndryshimet kushtetuese: presim zgjidhje brenda 6 muajve të parë të qeverisjes
Për ndryshimet kushtetuese, ministri i Eurointegrimeve, Orhan Murtezani tha se nuk mund të bëhen pa VMRO-DPMNE-në pro siç tha, në këtë drejtim punohet intensivisht. Murtezani tha se mbeten në afatin gjashtë mujor per ndryshimet kushtetuese, ndonëse siç tha, janë te vetëdijshëm se nuk duhet humbur gjashtë muaj por është Qeveri e re dhe duhet një afat kohor
“Nuk mund të bëhen pa e përfshirë edhe partinë më të madhe në vend, VMRO-DPMNE-në. Në periudhën e negociatave për formimin e Qeverisë ne VMRO-së i kemi dhënë një periudhë gjatë mujore për tu ndërtu një strategji ose një plan që do ta zhbllokojë këtë çështje do do i bjerë ndryshimet kushtetuese në rend të ditës. Në bazë të informacioneve që i kam unë, në këtë drejtim punohet intensivisht. Ka disa ide të përgjithshme të cilat duhet të përmbajtësohen dhe të detajohen. Ne mbesim parimor në atë që kjo çështje duhet të ketë një zgjidhje potenciale brenda periudhës gjashtë mujore”, deklaroi Murtezani. /Nistori/