RMV prej sot plotësisht e integruar ushtarakisht në NATO

    Me nënshkrimin e deklaratës së përbashkët me NATO-n sot zyrtarisht do të përfundojë procesi i integrimit ushtarak të Republikës së Maqedonisë së Veriut në strukturat komanduese dhe në strukturën e forcave të Aleancës.

    Për këtë qëllim në vend do të qëndrojë komandanti i Komandës Aleate Supreme të NATO-s për Transformim, gjeneral Filip Lavinj, i cili në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtatmadhori do të realizojë takim me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe me shefin e SHM, gjeneral-nënkolonel, Vasko Gjurçinovski.

    Temë e bisedimeve zyrtare, siç është bërë e ditur ng Ministria e Mbrojtjes, krahas përfundimit të procesit të integrimit ushtarak në strukturat e NATO-s do të jenë aktivitetet në procesin e transformimit dhe modernizimit të Armatës në përmbushjen e qëllimeve të NATO-s për aftësitë dhe njohjen me aktivitetet e planifikuara ushtruese të Armatës në periudhën e ardhshme.

    Pas përfundimit të takimeve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtatmadhori, gjenerali Filip Lavinj do të realizojë takim me kryeministrin Zoran Zaev, pas çka do të pritet edhe nga presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe komandanti suprem i Forcave të Armatosura, Stevo Pendarovski ku do të mbahet edhe ceremoni për nënshkrimin e deklaratës së përbashkët për integrim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në strukturat e NATO-s.

    Në ceremoni, pas fjalimeve nga ana e presidentit Stevo Pendarovski, ministres Radmilla Shekerinska dhe gjeneralëve Filip Lavinj dhe Vasko Gjurçinovski, do të vijojë nënshkrimi i deklaratës së përbashkët nga ana e gjeneralëve Lavinj dhe Gjurçinovski me çka edhe formalisht Republika e Maqedonisë së Veriut do të jetë ushtarakisht plotësisht e integruar në NATO.

    Përfundimi i procesit të integrimit ushtarak në NATO është dëshmi për përkushtimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në përmbushjen e qëllimeve të dhëna të cilat zhvillohen përmes proceseve transformuese në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Armatë.

    Lajmi Paraprak

    Apasiev përgenjështron Kastriot Rexhepin: Paturpësisht gënjen, ai nënshkroi nismën menjëherë pas neve

    Lajmi i rradhës

    LSDM: Shumica do të zgjerohet, do të miratohet paga minimale prej 18 mijë denarësh

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë