RMV, regjim veror për qarkullim të automjeteve të rënda

    Nga 1 korriku deri më 31 gusht, në rrugët shtetërore të Maqedonisë së Veriut është vendosur regjim veror i qarkullimit, i cili ndalon qarkullimin e mjeteve të rënda me peshë totale mbi 15 tonë, gjatë fundjavës dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta.

    Oraret janë si më poshtë:

    • E premte nga ora 17:00 deri në 22:00,
    • Të shtunën nga ora 09:00 deri në 18:00 dhe
    • Të dielën nga ora 09:00 deri në 22:00.

    Në rrugën magjistrale A2: Shkup – Ohër – Shkup, gjatë fundjavës është i ndaluar qarkullimi i mjeteve të rënda të ngarkuara me peshë totale mbi 7.5 tonë, në intervalet e mëposhtme:

    • E premte nga ora 15:00 deri në 22:00,
    • Të shtunën nga ora 07:00 deri në 12:00 dhe nga ora 18:00 deri në 24:00.
    • Të dielën nga ora 07:00 deri në 22:00.
    Lajmi Paraprak

    Spanjë, protesta kundër turizmit masiv

    Lajmi i rradhës

    Reshjet e shiut ua rëndojnë jetën banorëve të Shuto Orizares

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë