Në Maqedoninë e Veriut vetëm 9.158 kanë shfrytëzuar autobusin për transport, duke shënuar ulje të numrit të udhëtarëve në të gjitha llojet e transportit urban.
“Numri i udhëtarëve të transportuar në transportin urban është zvogëluar për 42.8 %, në transportin periferik për 45.3 %, në transportin mes qyteteve për 51.7 %, ndërsa në transportit ndërkombëtarë për 60.3 %”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.
Në krahasim me tremujorin e parë të vitit paraprak, numri i përgjithshëm i udhëtarëve më autobus është ulur për 44.5%, derisa numri i gjatësisë rrugore të shfrytëzuar është ulur për 66.2%, duke shënuar vetëm 123, 218.000 kilometra të udhëtarëve në tremujorin e parë sivjet.
“Numri i kilometrave të pasagjerëve në transportin urban është zvogëluar për 86.8 %, në transportin periferik për 68.2 %, në atë mes qyteteve për 58.5 %, ndërsa në transportin ndërkombëtarë është zvogëluar për 49.6 %”, raportojnë nga Enti. /Nistori/