RMV, rriten çmimet me pakicë rreth 6%

    abstract blur in supermarket for background

    Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e çmimeve me pakicë, duke u regjistruar rritje e kostot për jetesë në disa sektorë, derisa në disa produkte është regjistruar ulje e çmimeve.

    “Indeksi i kostos për jetesë në maj të vitit 2024, krahasuar me muajin maj të vitit 2023, shënoi rritje nga 4.5 %, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënoi rritje nga 5.8 %”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave, ndërsa çmimet me pakicë në krahasim me prillin e këtij viti janë rritur për 1.3 përqind.

    Ne krahasim me prillin e këtij viti, në muajin maj është regjistruar rritje e kostos për jetesë për 0.9 përqind. Rritje më e theksuar është regjistruar te restorantet dhe hotelet (3.1 %), rekreacion dhe kulturë (2.1 %), transport (1.9 %), veshje dhe këpucë (1.5), ndërkohë ulje është regjistruar te komunikimi (0.3).

    Lajmi Paraprak

    Largoni mushkonjat nga shtëpia juaj me një bimë të zakonshme

    Lajmi i rradhës

    Marrëveshja e Prespës, pjesë e fushatës zgjedhore në Greqi për zgjedhjet europiane

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë