RMV-së i shtohen 215 doktorë shkence

    Në Maqedoninë e Veriut në vitin 2024 ka pasur rritje të numrit të doktorëve dhe magjistrave, krahasuar me vitin paraprak.

    “Në vitin 2024, titullin doktorë shkence e kanë fituar 215 persona, që paraqet rritje për 23.6 % krahasuar me vitin 2023”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, duke shtuar që numri i magjistrave është rritur për 0.9 perqind.

    Më shumë doktorata janë kryer në fushën e shëndetësisë (22.4 %), ndërsa 49.3 përqind e të gjitha doktoratave janë nga gratë, ndërsa të magjistraturat i kemi 61.6 përqind gra.

    “në vitin 2024 titullin Magjistër të shkencave dhe specialistë e kanë fituar gjithsej 1 846 persona, prej të cilëve 1 550 ose 84% janë magjistra dhe 296 ose 16% specialistë”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, ashtu që më së shumti kemi tema nga biznesi, administrata dhe drejtësia.

    Lajmi Paraprak

    Do të kthehen dënimet e vjetra, dënime të ashpra ndaj objekteve gastronomike

    Lajmi i rradhës

    Përse ju lotojnë shpesh sytë, si të veproni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë