RMV, shënohet 114 vjetori i lindjes së nënë Terezës

    Gjatë jetës së saj, Nënë Tereza, për punën e saj humanitare, ka marrë më shumë se 700 çmime dhe konsiderohet si personi më i vlerësuar i shekullit të 20-të. Ajo është fituese e Çmimit Nobel për Paqen.

    Shqiptarja Gonxhe Agnes Bojaxhiu ka lindur më 26 gusht 1910, në rrugën e atëhershme “Pop Koçina” numër 14, e cila ndodhej në sheshin e sotëm Maqedonia.

    Kryeministri Hristijan Mickoski, me rastin e 114 vjetorit të ditëlindjes së Nënë Terezës, mori pjesë në manifestimin “Drita e Gonxhes” në shtëpinë përkujtimore dhe monumentin e Nënë Terezës në rrugën “Maqedonia”. Për nder të Nënë Terezës do të ketë edhe ngjarje të tjera, si koncerti klasik në qendrën informative kulturore në Shkup.

    Lajmi Paraprak

    Për pensionet pa paterica!

    Lajmi i rradhës

    Mickoski: FFM ta trajtojë rastin e “Ballistëve” në Strumicë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë