RMV shpall gjashtë diplomatë të tjerë rusë persona non grata

    Sot në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme është thirrur Ambasadori i Federatës Ruse në vend, Sergei Bazdnikin, të cilit i është dorëzuar nota diplomatike, me të cilën gjashtë diplomatë dhe punonjës të Ambasadës së Federatës Ruse në Shkup janë shpallur të padëshirueshëm në vend ose persona non grata.

    Në bazë të informacioneve të marra nga organet kompetente, personat në fjalë kanë kryer veprime që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike dhe në pesë ditët e ardhshme do të duhet të largohen nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, njofton Ministria e Punëve të Jashmet. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    KRrE njofton se sot përfundon sezoni i ngrohjes

    Lajmi i rradhës

    VMRO-DPMNE: A do të thotë se Ljube Boshkoski dhe Menduh Thaçi do të përjashtohen nga koalicioni?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë