RMV vazhdon të mbetet pjesërisht e lirë, pa progres në renditjen e ‘Freedom House’ për vitin 2024

    Sipas raportit të fundit vjetor të organizatës “Freedom House”, e cila monitoron gjendjen e demokracisë në mbarë botën, Maqedonia e Veriut është edhe një herë shtet pjesërisht i lirë dhe nuk ka ndryshim në pozicionin e saj në krahasim me vitin e kaluar.

    Në raport thuhet se vendi vazhdon të luftojë me korrupsionin dhe ndërkohë që media dhe shoqëria civile marrin pjesë në një diskurs publik të gjallë, gazetarët dhe aktivistët përballen me presion dhe frikësim.

    Maqedonia e Veriut, ashtu si vitin e kaluar, ka 67 nga 100 pikë.

    “Maqedonia e Veriut ka rënien më të madhe në rajon pas Serbisë. Viti u shënua nga polarizimi bashkëpolitik dhe lufta ndërpartiake në koalicionin qeverisës si dhe me opozitën. Partia kryesore opozitare vazhdoi të luante një rol të theksuar pengues”,  tha Alexandra Karpi, një nga dy autorët e raportit.

    Organizata me bazë në Uashington përdor një sistem zero deri në njëqind pikë për matje, duke renditur vendet në mbarë botën si të lira, pjesërisht të lira dhe jo të lira.

      Lajmi Paraprak

      Taravari: nëse Kosovës i merret një copë e saj, të gjithë do të jemi pjesë e konfliktit të tretë botëror

      Lajmi i rradhës

      Millorad Dodik dënohet me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit të RS-së

      Lajme tjera

      Bashkohu

      Informohu në kohë