Rrahje në burgun e Idrizovës, mbetet i lënduar një i burgosur

    Një përleshje fizike ka ndodhur brenda qelive të burgut të Idrizovës. Rasti është paraqitur në polici nga ana e autoriteteve të burgut.

    Njëri nga të burgosurit ka mbetur i lënduar me mjet të mprehtë. Nga policia thonë se po hetojnë rastin.

    “Më datë 21.01.2023 rreth orës 20:30 nga SHNK Idrizovë, në SPB Shkup është raportuar se rreth orës 19:25 në pjesën e mbyllur të institucionit disa të dënuar kanë sulmuar të dënuarin E.S.(33), dhe nga ana e B.A, E.S ka mbetur i plagosur me një mjet të mprehtë”, thonë nga MPB.

    Lajmi Paraprak

    Buxheti i komunave për 2023, mbështetja ekziston por kapacitetet janë të vogla

    Lajmi i rradhës

    Statusi i UNESCO-s për liqenin e Ohrit rrezikohet nga ndotja minerare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë