Rrëfimi i djaloshit nga Kosova që ka krijuar një aeroplan me telekomandë

    Gëzim Morina ka nisur të krijojë një aeroplan me telekomandë, që sipas tij është më i madhi i llojit të vet.

    Ai ka treguar detaje rreth ndërtimit të tij dhe dimensioneve e peshës që ka ky aeroplan.

    Gëzimi e ka nisur këtë aeroplan të fluturojë mbi stadiumin e qytetit të Kamenicës, derisa e dirigjoi me telekomandë.

    “Ky është një projekt që e kam nis para 5 muajve dhe e kam përfunduar tash”, ka treguar ai në një rrëfim për KlanKosova, duke treguar edhe madhësinë e aeroplanit, përkatësisht përmasat e tij.

    Gëzimi ka treguar më tej se 90 për qind të sistemit të aeroplanit i ka bërë vetë.

    “Bateriat spo mundem me i gjet kërkun në Kosovë, por i kam kombinu me disa bateri të dronëve – por këtij aeroplani i nevojitet një bateri më e madhe. Me bateritë që i kam kombinu kom arrit me fluturu deri në 3 minuta”, ka treguar ndër tjerash Gëzimi.

    Ai ka bërë të ditur se ky model është gërshetim i dy modeleve tjera të ndryshme, të cilat i ka kombinuar.

    “Njëri aeroplan është aeroplan transportues i ushtrisë së Amerikës C-130 dhe një aeroplan tjetër Airbuss A-220”.

    Lajmi Paraprak

    Poezia e gjuhës shqipe

    Lajmi i rradhës

    Kovaçevski-Rama: Gjithçka është në duart tona, me anëtarësim në BE do të sigurojmë jetë më cilësore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë