Rreth 15 mijë nxënës sot do t’i nënshtrohen provimit për gjuhën amtare

    Sot gati 15.000 nxënës që do të mbarojnë arsimin e mesëm do t’i nënshtrohen provimit të parë nga dy provimet eksterne të maturës shtetërore – gjuhë amtare dhe letërsi. Sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore të Provimeve (QSHP), organizator i maturës shtetërore, për provimin në gjuhë dhe letërsi maqedonase janë regjistruar 10.088 kandidatë, për gjuhë dhe letërsi shqipe 4.189 dhe për gjuhë dhe letërsi turke 315 kandidatë, përcjell Nistori.

    Sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore të Provimeve (QShP), e cila organizon provimin e maturës shtetërore, për provimin në gjuhë dhe letërsi maqedonase janë regjistruar 10.088 kandidatë, për gjuhë dhe letërsi shqipe 4.189 dhe për gjuhë dhe letërsi turke 315 kandidatë.

    Provimi i dytë ekstern (me zgjedhje) do të jepet më 8 qershor.

    Janë regjistruar 1356 kandidatë për matematikë, 13198 për gjuhë angleze, 37 për frëngjisht, 114 për gjermanisht, 84 për estetikë dhe nga një kandidat për gjuhë dhe filozofi ruse.

    Sipas llojit të arsimit, 6341 maturantë janë të shkollave të mesme, 8230 të arsimit profesional dhe 263 të arsimit artistik.

      Lajmi Paraprak

      Nëse keni këto simptoma, po fusni shumë kripë në trupin tuaj

      Lajmi i rradhës

      RMV, mbi dy milionë kilogram peshk janë zënë në vitin 2023

      Lajme tjera

      Bashkohu

      Informohu në kohë