Në afatin e dytë të regjistrimeve në gjimnazin profesional “Boro Petrusheski” në Shkup, interesimi i nxënësve për drejtimet trafik, makineri dhe automekanik është shumë i ulët.
Njësoj ka qenë edhe në afatin e parë të regjistrimeve, ku janë pranuar vetëm 43 nxënës, ndërsa gjithsej janë rreth 150 vende të lira. Zekirja Zekiri, drejtor i shkollës tha se nëse deri në afatin e fundit nuk plotësohet i gjithë numri i nevojshëm, atëherë rrezikojnë të mbyllin dy paralele të shkollës.
“Të themi të drejtën i dobët krahasim edhe me rrethin e parë d.m.th afatin e parë ka qenë diku mesatarisht 43 nxënës, tash 5-6 nxënës nuk jemi të kënaqur… Duke pasur parasysh dhe duke i parë informatat se diku rreth 250 nxënës nuk janë regjistruar ende në shkolla të mesme, ne apelojmë deri të ministria e arsimit të na pres, mos të veproj sikur vitin e kaluar , që ta bën tash atë kualifikimin dhe ndarjen e paraleleve, të na pres deri në fillim të shtatorit pastaj të bënë atë ndarjen që e bënë si çdo herë”, tha Zekirja Zekiri, drejtor i shkollës.
Profesori i Kastriot Kasapi thotë se interesimi i ulët për ato do të thotë humbje të vendit të punës, ndërsa kërkon nga Ministria e Arsimit të intensifikon fushatën për t’i motivuar nxënësit të regjistron në shkolla profesionale.
“Nëse ndodh ajo që e ka planifikuar ministria që me 4 korrik të mbyllet gjithçka, atëherë ne do të ngelim me minus dy paralele të komunikacionit. Mbyllja e paraleles, ndoshta do të tingëllojë pak si diçka që nuk është serioze, por një mbyllje e paraleles profesorët do të ngelin pa orë, po e thjeshtësoj ngelin pa vendin e punës. Ndoshta këtë vit jo por, nëse përsëritet për dy tre vite atëherë ne duhet që përfundimisht ti mbyllin ato dy paralele që me të vërtet janë drejtime që i kërkon tregu i punës”, u shpreh Kastriot Kasapi, profesor.
Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit ka rreth 16 mijë vende të lira për regjistrimin e nxënësve në afatin e dytë: 10,758 për mësim në gjuhën maqedonase, 4,781 në gjuhën shqipe, 474 në gjuhën turke dhe 21 vende të lira për mësim në gjuhën serbe. Ka 3,727 vende të lira për arsimin e mesëm dhe 12,307 për arsimin profesional. /Alsat/