Rreziku i reklamimit politik në portale: transparenca dhe paanshmëria — çelësi për një sistem të drejtë financimi

    Reklamimi politikmedian online ka shfaqur rreziqe të dukshme gjatë periudhës zgjedhore, veçanërisht në vende si Maqedonia e Veriut. Sipas ekspertëve, reklamat politike mund të ndikojnë në diskursin publik dhe të krijojnë një efekt të jashtëm që vërshon hapësirën online, duke ndryshuar narrativat që shpërndahen dhe qëndrojnë në fokusin e njerëzve, shkruan Nistori.

    Sam Power, ekspert për financimin politik, thekson se një nga përfitimet e hapësirës online është mundësia për të dëgjuar zërat e shumë njerëzve, për sa kohë që reklamimi politik i paguar ofrohet në mënyrë të barabartë dhe me masa mbrojtëse të duhurat.

    “Rreziku i reklamimit në gazeta dhe reklamimit online gjatë zgjedhjeve, sidomos në Maqedoni, por edhe në shumë vende tjera, është se mund të ketë efekt të jashtëm në diskurs, mund të vërshojë në mënyrë efektive zonën nëse dëshironi, në mënyrën që narrativat që shpërndahen, pasi njerëzit i kushtojnë vëmendje asaj që diskutohet. Përfitimet e lejimit që të dëgjohet zëri i shumë njerëzve dhe ajo që ne dimë për hapësirën online në përgjithësi, është se ajo mund të ofrojë hapje të madhe të diskursit, por vetëm nëse për shembull reklamimi politik i paguar ofrohet në mënyrë të barabartë, ose ka masat e duhura mbrojtëse, ose ajo që mund të bëjë është një lloj shërbimi për të hequr pabarazitë që tashmë janë në sistem, mund t’i shërbejë institucioneve për të dëgjuar zërin e njerëzve, dhe nëse futni paratë e shtetit në këtë ekuacion, atëherë ato para mund të keqpërdoren nëse nuk mbikëqyren siç duhet nga organet rregulluese”, shprehet Sam Power, ekspert për financimin politik dhe të partive.

    I pyetur nga Nistori nëse është e mundur për një portal online të mbajë profesionalizmin, edhe nëse merr para në fushatë politike nga KShZ, Power thotë se duhet të vendosen disa kritere gjatë marrjes së atyre parave.

    “Mënyra se si mund të mbani profesionalizmin, edhe nëse merrni para nga shteti, është të vendosni disa kritere gjatë marrjes së atyre parave. Ajo që mund të bëni është të keni disa portale që janë të besueshme dhe që u mbahen standardeve të gazetarisë, që kanë standarde editoriale dhe që kanë staf të caktuar dhe janë burime të besueshme, dhe ajo që mund të bëni është t’u besoni me paratë e shtetit dhe t’i angazhoni në diskurs. Kjo është ajo që shumë shtete në botë e bëjnë, jo në mënyrën e njëjtë, por keni ato që quhen transmetuesit e besueshëm të cilët u përmbahen disa rregullave dhe janë të rregulluar, dhe më pas i ke rregullat që duhet t’i ndjekësh”, thekson Power.

    I pyetur se cilat janë sugjerimet për financimin e mediave online në Maqedoninë e Veriut, duke e ditur se bizneset nuk është se tregojnë interes për reklama, nga ana tjetër lexuesit nuk i shmangen abonimit në portale. Facebook dhe Google kanë larguar monetizimin në Ballkan, ku nëpërmjet videove do të mund të gjeneronin mjete për vetëfinancim.

    “Mënyra kryesore është që të mendojmë se sistemi mund të përmirësohet është të punojmë brenda sistemit. Të mendojmë mënyra që sistemi të jetë më transparent, të mendojmë mënyra që rregullat të zbatohen në mënyrë më efikase, dhe të mendojmë mënyra dhe formula për shpërndarjen e fondeve në mënyrë më të barabartë. Shpresojmë që duke e bërë këtë, sidomos duke e bërë formulën më të barabartë dhe duke pasur transparencë më të madhe, do të inkurajojë njerëzit në sistem, për dallim nga dekurajimi. Qëllimi në shumë mënyra i financimit publik në politik është të inkurajojë demokraci kumbuese. Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm në atë që bëjmë në mënyrë që t’i shërbejë këtij qëllimi përfundimtar”, përfundon deklaratën Power.

    Vladimir Georgiev, ish-anëtar i KShPK-së për Nistorin thekson se portalet janë një komponent i rëndësishëm i mediave në vend, veçanërisht gjatë periudhës së fushatës zgjedhore. Ligji zgjedhor përcakton disa aspekte të angazhimit të tyre, duke përfshirë transparencën lidhur me mënyrën se si ato mund të marrin fonde buxhetore për mbështetje të partive politike.

    “Portalet janë pjesë e sferës mediatike në vend, sidomos janë të rëndësishëm gjatë kohës së fushatës zgjedhore. Ligji zgjedhor rregullon disa aspekte të angazhimit të portaleve në këtë periudhë. Me e rëndësishme është transparenca e vetë portaleve, pasi është e rregulluar se në çfarë mënyre ata mund të marrin mjete buxhetore për atë që e bëjnë në interes të partive politike dhe koalicioneve. Megjithatë, praktika tregon se nuk janë mjaftueshëm transparent në atë se si janë harxhuar paratë dhe në çfarë mënyre. Dhe e dyta në aspektin e raportimit. Analizat tregojnë se ata janë më afër me ton më pozitiv të raportimit ndaj atyre pjesëmarrësve politik në fushatë zgjedhore, që u kanë siguruar mjetet buxhetore. Pra të dy aspektet – transparenca dhe më shumë paanshmëri gjatë raportimit”, thotë për Nistorin Vladimir Georgiev, ekspert për antikorrupsion dhe ish-anëtar i KShPK-së.

    A mund të krijojmë sistem më të mirë të financimit të mediave online gjatë fushatës zgjedhore?

    Sipas Georgievit, ligji zgjedhor e rregullon këtë, por duhet të rritet më shumë transparenca nga vetë portalet.

    “Ligji zgjedhor e rregullon këtë. Përmirësimi do të ishte në aspekt të asaj se cilat portale do të jenë që do të angazhohen nga partitë politike ose koalicionet. Tani në KShZ është e mjaftueshme që një kompani e caktuar të raportojë që ka portal dhe të dorëzojë vetëm certifikatë nga Regjistri Qendror, pa impresum, pa pronësi të verifikuar, pa dëshmi të raportimit të mëhershëm në fusha të caktuar, pa e ditur nëse pranon Kodin Etik të Gazetarëve, ose Kodit të sjelljes në hapësirë online gjatë zgjedhjeve, nëse kanë kontrolle të rregullta, gjegjësisht transparencë në pjesën e financimit. Qëllimi është që jo të hiqet financimi për këto portale në fushata zgjedhore, por më shumë transparencë nga vetë portalet, por edhe kritere të konfirmuara se kush mund të jetë pjesëmarrës në fushatë zgjedhore. Pasi praktika tregon se para zgjedhjeve themelohen portale, me qëllim që të marrin mjete buxhetore dhe më pas të shuhen. Pra, të konfirmohet në njëfarë mënyra qëndrueshmëria e portaleve jo vetëm gjatë fushatave zgjedhore, por edhe para edhe pas saj”, deklaron ndër të tjera Georgievi.

    Monitorimin e mbulimit të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2024 në portalet informative online në Maqedoninë e Veriut mund ta lexoni në gjuhën maqedonasegjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Stargate”

    Lajmi i rradhës

    Ballkani në udhëkryq! A duhet të rishqyrtojmë besnikëritë tona?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë