Rriten çmimet e derivateve të naftës në RMV

    Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,92% në raport me vendimin e datës 13.2.2023.

    Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 0,733 %, te nafta për 0,860 %, te vaji ekstra i lehtë për 2,010 % dhe te mazuti ulja është 0,630 %.

    Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,712%.

    Çmimet e shitjes me pakicë të EUROSUPERIT BS-95 dhe të EURODIZELIT (D-Е V) rriten për 0,50 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 rritet për 1,00 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) rritet për 1,50 den/litër.

    Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,065 den/kg dhe do të jetë 42,262 den/kg.

    Nga data 21.2.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

    Benzinë motori EUROSUPER BS95 82,00 (denarë/litër)
    Benzinë motori EUROSUPER BS98 84,50 (denarë/litër)
    Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 77,00 (denarë/litër)
    Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 76,50 (denarë/litër)
    Mazut М-1 SU 42,262 (denarë/kilogram)

    Lajmi Paraprak

    Vazhdon debati për rikonstruimin e Qeverisë, propozohet shkarkimi i ministrit Aliti

    Lajmi i rradhës

    Si ka ndikuar fenomeni “Andrew Tate” te nxënësit në Kosovë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë