Rritet kërkesa e qytetarëve për tu ngrohur me dru

    Fotografia është ilustruese

    Edhe përskaj rritjes së çmimit të druve për ngrohje, rriten kërkesat e qytetarëve për pajisje me to, dhe në këtë mënyrë depotë që merren me këtë veprimtari ballafaqohen me mungesa të druve.

    Në njërën prej depove këtë vit ka pasur më shumë shitje se çdo vit tjetër, dhe arsyeja kryesore sipas shitësve është ndalesa e importit të peletave dhe frika nga reduktimi i energjisë elektrike.

    “Krahasuar me vitet tjera, sivjet ne kemi filluar shumë më herët, edhe në muajin maj dhe e kemi pas të plotë që asnjë vjet se kemi pas ashtu. Kriza e përgjithshme ekonomike e bëri këtë dhe tani njerëzit janë të hutuar në këtë lëmi, se nuk e dinë ata nëse bëhet reduktimi i rrymës, prandaj bëjnë përgatitje para kohe… Shumë është vështirësuar, tepër, por ne mundohemi maksimum që t’i shërbejmë. Pak me vonesë, me pritje, por çdo klient që vjen ne mundohemi që ta shërbejmë. Mungesën e druve çdo ditë e kemi, por me prolongim të kohës ne i shërbejmë ata…”, tha Naim Alia, shitësi i druve.

    Alia tha se këtë vit çmimi i druve për metër kub është më i lartë, dhe kjo për shkak të rritjes së çmimit të naftës dhe pagesave të fuqisë punëtore. Ai shtoi më tej këtë vit për fuqi punëtore paguhet dyfishi krahasuar me vitet paraprake.

    “Nuk është i ngritur çmimi i druve, janë të njëjta, ose të Karagjizë ose të Jasen, që punojmë ne, nuk ka hyp çmimet shtetërore janë të njëjta, mirëpo fuqia punëtore është edhe nafta… Tash me të gjithë shërbimin ne që e bëjmë në pllac krejt, është 4700 denarë, me prerje me dërgesë deri në shtëpi me të gjithë shërbimin komplet deri në shtëpi”, theksoi Alia.

    Drejtori i NP “Pyjet Nacionale”, Valentin Gruevski, konfirmoi se ka rritje të kërkesës dhe se një pjesë e saj është rritur për arsye reale, ndërsa pjesa tjetër për shkak të spekulimeve se nuk do të ketë dru. Ai siguroi se po bëjnë të gjitha përpjekjet që të mos ballafaqohemi me mungesën e druve.

    “Këtë vit ‘Pyjet Nacionale’ do të prodhojë më shumë dru se një vit më parë. Më duhet të theksoj se kërkesa këtë vit është shumë më e madhe, një pjesë për arsye reale, ndërsa një pjesë tjetër për shkak të spekulimeve që plasohen se nuk do të ketë dru. Ne po punojmë në këtë drejtim dhe pjesën tonë do ta kryejmë”, tha Valentin Gruevski, Drejtori i NP “Pyjet Nacionale”.

    Nga Ministria e Ekonomisë theksojnë se po bëjnë analizat në drejtim të vlerësimit të nevojës për masa të reja eventuale.

    “Në Ministrinë e Ekonomisë janë duke u zhvilluar analiza për gjendjen me shitjen dhe shërbimin aktual të qytetarëve me dru zjarri dhe pelet, si dhe kapacitetet vendase të prodhimit dhe importit të druve të zjarrit dhe peletit pas periudhës së ndalimit të eksportit të të njëjtave.  Analiza duhet të çojë në drejtim të vlerësimit të nevojës për masa të reja që do t’i propozoheshin Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thonw nga Ministria e Ekonomisë.

    Vendimi për ndalim të eksportit të druve të zjarrit dhe peletit është në fuqi nga data 22 korrik 2022, dhe do të jetë i vlefshëm deri më 31 dhjetor 2022. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Një poet disident”- Artisti i fundit i varur nga komunistët e Shqipërisë

    Lajmi i rradhës

    Shqipëria pret gati gjysmë milioni vizitorë të huaj vetëm në javën e parë të gushtit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë