RRITJA E ÇMIMEVE | Me pagë minimale mund vetëm të hani dhe pini

    abstract blur in supermarket for background

    Një familje prej katër anëtarësh i nevojiten 17 mijë denarë për ushqim sipas shportës sindikale të majit të publikuar nga Lidhja e Sindikatave.

    Për mbulimin e shpenzimeve të përgjithshme nga buxheti familjar nevojiten afro 12 mijë denarë. Për higjienë 2 689 denarë, transport 3 363 denarë, blerja e rrobave dhe këpucëve 2 208 denarë dhe ruajtja e shëndetit 784 denarë.

    Për një muaj për plotësimin e nevojave elementare, familjes i nevojiten 38 791 denarë.

    Shporta sindikale:

    Ushqime dhe pije                                            17.001 den

    Banimi                                                        11.675 denarë

    Higjiena                                                      2.689 den

    Transporti                                                    3.363 denarë

    Këpucë dhe veshmbathje                              2.208 denarë

    Mirëmbajtja shëndetësore                             784 denarë

    Gjithsej                                                       38.791 denarë

    Faktori më i madh për rritjen e shportës sindikale është rritja e çmimeve të ushqimeve. Nga maji i vitit të kaluar, një familje prej katër anëtarësh duhet të ndajë gati pesë mijë denarë më shumë për të mbuluar nevojat mujore.

    “Vetëm për një vit ose nga viti i kaluar 2021, muaji i njëjtë pra maji kur shporta minimale sindikale ishte 34 156,00 denarë, është rritur për 4 635,00 denarë ose 12,78%”, thonë nga Lidhja e Sindikatave.

    Lidhja e Sindikatave kërkon që menjëherë të rriten pagat për 2806 denarë secilit të punësuar në sektorin publik për të mbuluar shpenzimet.

    Sindikata i ka dhënë afat deri më 22 qershor Qeverisë për ta pranuar kërkesën e tyre, në të kundërtën do të hidhet në grevë të përgjithshme. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Shqipëria në skela, shqiptarët në aeroporte

    Lajmi i rradhës

    Muhamed Zeqirit i rëndohet gjendja shëndetësore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë