Rritje e lehtë e vdekshmërisë në 2024: më shumë kanë vdekur burra

    Shkup / Fotografia: Nistori

    Në vitin 2024 është shënuar rritje e lehtë e shkallës së vdekshmërisë krahasuar me vitin paraprak, tregojnë të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikave. Numri i përgjithshëm i personave të vdekur është 20.201, që paraqet rritje prej 0,1% krahasuar me vitin 2023.

    Të dhënat tregojnë se kanë vdekur më shumë burra. 52,5% e të vdekurve janë burra, ndërsa 47,5% janë gra. Më së shumti raste të vdekjeve janë regjistruar në muajin janar, ndërsa më së paku në prill. Numri i foshnjave të vdekura është 47.

     GjithsejBurra Gra
    Të vdekur20 20110 6049 597
    Foshnja të vdekura472621
    Foshnja të vdekura në 1000 të lindur të gjallë2.9
        Mosha mesatare e të vdekurve71.976,8

    Shkaktarët më të shpeshtë të vdekjes janë:  sëmundjet e sistemit të qarkullimit, neoplazmat, sëmundjet endocrine, sëmundjet nutritive dhe metabolike, si dhe sëmundjet e sistemit respirator dhe sëmundje të tjera. Mosha mesatare e vdekjes te burrat është 71.9 vjeçare, ndërsa te gratë 76.8 vjeçare, që do të thotë se mosha mesatare te gratë është më e lartë për 4.9 vjet. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Shiu dëmton sërish të mbjellat në Hasanbeg, Haraçinë dhe Stajkovc – banorët pa shpresë për dëmshpërblim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë