Rrugët e malësisë së Tetovës, të pa pastruara! Kasami nga Uashingtoni thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme

    Kreu i komunës së Tetovë, i cili po qëndron për vizitë në Uashington bashkë me dy liderët tjerë të opozitës shqiptare, përmes një postimi në rrjetet sociale njoftoi se të gjitha rrugët në Tetovë janë të kalueshme, pas reshjeve intensive të borës. Kasami mes tjerash shkruan “Jemi në krye të detyrës”.

    “Nuk ka pengesa, gjitha rrugët janë të kalueshme! Ekipet tona janë në terren për të pastruar rrugët pas rreshjeve të borës. Kemi intervenuar në gjithë territorin e komunës së Tetovës, në malësi dhe në qytet, për t’ju siguruar qytetarëve qarkullim të lirë dhe pa pengesa. Gjithashtu, dua t’ju bëj thirrje qytetarëve të vozisin me kujdes dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit. Jemi në krye të detyrës”, shkruan Kasami.

    Mirëpo gjendja në terren nuk duket se është e tillë, ekipi i TV21 hasi në vështirësi në rrugën që të çon nga Tetova në Kodër të Diellit, por edhe në rrugët e malësisë së Tetovës, respektivisht rruga në hyrje të fshatit Shipkovicë, që lidhë fshatrat Brodec, Veshallë dhe fshatin Bozovcë.

    Lajmi Paraprak

    Java e ardhshme me temperatura të ulëta deri në -15 gradë

    Lajmi i rradhës

    Vdes njëri nga të plagosurit e incindentit me armë zjarri në spitalin e Tetovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë