Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse ShBA dëshiron paqe në Ukrainë

    Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë deklaroi se të gjitha kushtet e Vladimir Putinit për paqe duhet të plotësohen, nëse ShBA-ja dëshiron t’i jap fund luftës në Ukrainë.

    Duke i bërë jehonë një marrëveshje të mundshme paqeje, Sergei Ryabkov – i cili mbikëqyr marrëdhëniet me ShBA-në dhe kontrollin e armëve – tha se kushtet e parashtruara nga lideri rus në qershor të vitit të kaluar duhet të përmbushen nëse do të zhvillohen negociata, shkruan skynews.

    Bëhet e ditur se ato kushte janë:

    Ukraina duhet të heqë dorë nga ambiciet e saj në NATO;

    Ukraina duhet të tërheqë trupat e saj nga i gjithë territori i katër rajoneve ukrainase të kontrolluara kryesisht nga Rusia.

    Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump në fundjavë njoftoi se është bërë “progres” në bisedimet për t’i dhënë fund luftës.

    Ai u tha gazetarëve se kishte folur me presidentin rus, biseda e parë e pranuar zyrtarisht midis Putinit dhe një presidenti amerikan në rreth tre vjet.

    Lajmi Paraprak

    Vetmia e të qenit i moskuptuar

    Lajmi i rradhës

    “Çmimet janë të mira për ata që kanë para” / Bojkoti nuk arriti efektin e duhur ndaj marketeve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë