Sali do t’i kryejë detyrimet formale të AAA, Gashi jep dorëheqje nga funksioni i kryetarit të partisë

    Afrim Gashi ka dhënë dorëheqje nga funksioni i i kryetarit të partisë, pasi siç bëjnë me dije nga Alternativa, Gashi është kandidat për kryetar të Kuvendit të RMV-së, përcjell Nistori.

    Gashi ka autorizuar Bekim Salin, që t’i kryejë detyrimet formale të partisë deri në zgjidhjen përfundimtare të temës së kryetarit të Alternativës.

    “Për shkak se kushtetuta e RMV-së, neni 67 i saj, e përcakton se kryetari i kuvendit republikan nuk mund të jetë edhe kryetar ose funksionar i një partie politike, Afrim Gashi ka dhënë dorëheqje nga detyra e kryetarit të Alternativës dhe nga të gjitha funksionet e tjera të partisë. Para kësaj, konform statutit të Alternativës, kryetari Afrim Gashi e ka autorizuar nënkryetarin Bekim Sali që t’i kryejë detyrimet formale të partisë deri në zgjidhjen përfundimtare të temës së kryetarit të Alternativës”, thuhet në njoftimin e Alternativës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Nesër seanca konstituive e Kuvendit, kryetari pritet të jetë shqiptar

    Lajmi i rradhës

    KShZ refuzon ankesën e Frontit Europian për rovitimin në Llërcë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë