Sali: Përmisimi i kushteve financiare ka stagnuar ikjen e personelit mjekësor nga vendi

    Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni, Bekim Sali, në paraqitjen e tij të fundit para mediave deklaroi se në dy vitet e fundit po vërehet një stangim i trendit të ikjes së personelit mjekësor nga vendi.

    Sipas tij shakak për këtë stangim janë përmisimi i kushteve financiare.

    “Institucionet shëndetësore publike për nevoja te funksionimit normal kanë dorëzuar planin e punësimeve, për fat të keq në dhjetë vite kishim ikje masive të mjekëve nga institucionet shëndetësore publike por në dy vjetët e fundit vërehet një kthim ose një stagnim të kësaj dinamike të ikjes, arsyeja primare është përmisimi i kushteve financiare për punë në institucionet shëndetësore publike dhe investimet në kontuinuitet që po i bëjmë dhe i promovojmë publikisht”, deklaroi ministri Sali.

    Viteve të fundit nga mantelbardhët e Maqedonisë së Veriut u shpeshtua ikja nga vendi.

    Kjo dukuri si arsye kryesore numëronte punësimin e tyre në shtetet ku pagesa është më e mirë. /KlanM/

    Lajmi Paraprak

    PE-ja propozon reforma në procesin e zgjerimit të BE-së

    Lajmi i rradhës

    Këshilltarët e BDI-së distancohen nga marrëveshja mes Arsovskës me Çairin dhe Sarajin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë