Sali: prokuroria të hetojë furnizimin post-zgjedhor me mijëra aparate për kazino!

    Bekim Sali nga VLEN sot para Prokurorisë Publikë kërkoi që ky institucion të reagojë mbi dëshmitë e dëgjuara për, siç deklarojnë, “korrupsion politik nga kuadrot e BDI-së në Lotari”. Sali tha se anëtar të kompanisë “Novo VLT” janë ish-drejtori i Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, si dhe Artin Spahiu dhe Omer Bunjaku nga BDI, të cilët, sipas Salit, në periudhë post-zgjedhore kanë nënshkruar prokurim me aparate të vlerë të 19 milionë erove, ndërsa sipas Sali, vlera e tyre në treg është 9 milionë euro.

    “Kërkojmë nga Prokuroria Publike të hetojë, cilët janë motivet e këtij prokurimi publik. A është e vërtet që në nënshkrimin marrëveshjes kornizë , marrëveshjes për furnizim publik, çmimi i tregut për një terminal të video lotarisë ishte 3800 euro, a është e vërtet që çmimi individual për një terminal të video lotarisë, që është rënë dakord në marrëveshjen kornizë, marrëveshjen për furnizim publik, është 10.000 euro, apo 6200 euro më i shtrenjtë se vlera e tij në treg? A është e vërtet që vlera totale e blerjes kushton 9 milionë e 920 mijë euro më tepër se vlera e terminaleve të video lotarisë? Në xhepat e kujt do të përfundojë diferenca prej gati 10 milionë eurosh?”, tha mes tjerash Sali.

    Nuk kam informacione që BDI po përgatit destabilizim të shtetit

    Pasi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski gjatë ditës së djeshme deklaroi se kanë informacione se BDI po përgatit destabilizim të shtetit, Bekim Sali nga VLEN tha se nuk ka informacione ne lidhje me këtë dhe shtoi se, nëse ka diçka të tillë, duhet drejtuar në Prokurorinë Publike.

    “Do të thotë nuk kam informacione për çfarë destabilizimi dhe me çfarë informacione posedon kryeministri. Nëse ka informacione, ka Prokurori Publike, siç po drejtohemi ne sot, kështu që vlerësoj se institucioni për këto informacione është pas nesh”, deklaroi mes tjerash Sali.

    Lajmi Paraprak

    Rregullorja për metanin synon të reduktojë emetimet globale

    Lajmi i rradhës

    Ibrahimovic tregon pse ndërroi kaq shumë klube gjatë karrierës së tij

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë