Në episodin e ri të serialit “Robin Hood”, Petrit Saraçini theksoi se “raporti i fundit i Reporterëve pa Kufij sqaron se partitë më të mëdha në pushtet dhe në opozitë kanë sistemet e tyre paralele mediatike”.
“Madje, në raportin e fundit të Reporterëve pa Kufij thuhet se partitë më të mëdha në pushtet dhe në opozitë kanë sistemet e tyre për shpërlarje mediatike, gjegjësisht media në të cilat ndikojnë drejtpërdrejt, prodhojnë përmbajtje mediale që favorizojnë atë opsion politik”, thotë Saraçini.